BERLIN – Macron merr çmimin ”Carlo Magno”: Pionier i rinovimit të ëndrrës europiane

BERLIN, 8 maj /ATSH-ANSA/ – Pionier kurajoz i rinovimit të ëndrrës europiane është motivacioni i çmimit ”Carlo Magno” që do të marë nesër presidenti francez, Emmanuel Macron në Aquisgrana me rastin e njëvjetorit të zgjedhjes në Elize’.

‘’Ështe një mundësi për qeverinë gjermane të japë një përgjigje rreth ëndrrës së rinovimit të Europës’’ shtoi Juergen Linden, drejtori i çmimit duke motivuar edhe arsyen e zgjedhjes së Macron.

Në ceremoni do të marrë pjesë edhe kancelarja Angel Merkel, e cila do të mbajë edhe një diskutim mbi Europën.

‘’Dhënia e çmimit do të provokojë disa ndryshime në Europë’’, theksoi Linden.

Në muajin qershor Merkel dhe Macron do të paraqesin disa propozime konkrete në Bashkimin Europian./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.