AUSTRI – Numri i azilkërkuesve bie ndjeshëm

VJENË, 9 maj /ATSH-APA/ – Numri i azilkërkuesve në Austri ka vazhduar të bier ndjeshëm duke u regjistruar vetëm 5 011 aplikime në tremujorin e parë të vitit 2018, deklaroi sot ministrit austriak i Punëve të Brendshme.

Kjo është një rënie me më shumë se 41%, krahasuar me tremujorin e vitit 2017.

Nëse ky trend vazhdon, atëherë do të ketë rreth 15 000 aplikime gjithë vitin, duke e bërë numrin më të ulët të aplikimeve që prej vitit 2011.

Grupi më i madh i azilkërkuesve vazhdon të jetë nga Siria (1 241 aplikime), ndonëse ka pësuar një renie me 52% në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Ndërsa grupi i dytë më i madh ishte nga Afganistani (768 aplikimi, në rënie me 45%). /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.