SHBA – Kerry kundërshton heqjen e sanksioneve kundër Rusisë

ROMË, 8 maj /ATSH-ANSA/ – Mos i hiqni sanksionet kundër Rusisë, deklaroi senatori amerikan, John Kerry, edhe ish-sekretar i Departamentit amerikan të Shtetit, në një intervistë dhënë për gazetën ”Corriere della Sera”.

”Përhapja e Rusisë në Europë është e dëmshme dhe aspak e mirë për asnjë”, thekson ai.

“Kemi punuar shumë për të bindur partnerët tanë europianë që të mbajnë sanksionet, sepse që prej vitit 1945 Rusia ishte i vetmi vend që u aneksua nga vlerat tona të përbashkëta”, thekson Kerry.

“Rusia është një vend që nuk respekton vlerat demokratike dhe të drejtat universale të njeriut nëpër botë. Kur një vend thyen rregullat dhe normat e shoqërise, atëherë është një problem për të gjithë”, shton ai./  /os/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.