RUSI – Medvedev riemërohet kryeministër

MOSKË, 8 maj /ATSH-AFP/ – Kryeministri rus në detyrë, Dmitri Medvedev u riemërua sot në këtë post nga deputetët e Dumas, dhoma e ulët e Parlamentit, ku një maxhorancë e gjerë votoi pro tij (374 pro, 56 kundër).

“Sigurisht që jam plotësisht i ndërgjegjshëm për përgjegjësinë dhe vështirësitë që do të përballet qeveria”, deklaroi para deputetëve Medvedev në përfundim të votës, në prani të presidentit rus Vladimir Putin, i cili e kishte propozuar atë sërisht për kryeministër.

Putini bëri betimin dje për mandatin e katërt si president i Rusisë që përfundon në vitin 2024. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.