QIPRO – Netanyahu: Irani po dislokon armë në Siri kundër Izraelit

NIKOZIA, 8 maj /ATSH-AFP/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu akuzoi sot Iranin se po kërkonte të dislokonte armë shumë të rrezikshme në Siri, ku Teherani mbështet regjimin, me qëllimin për të shkatërruar Izraelin.

“Regjimi në Teheran (…) synon tashmë të vendosë armë shumë më të rrezikshme në Siri me qëllimin për të na shkatërruar”, deklaroi Netanyahu në përfundim të një samiti tripalësh në Nikozia me presidentin qipriot, Nicos Anastasiades dhe kryeministrin grek, Aleksis Cipras.

Duke akuzuar Iranin se po kërkon të vendosë baza detare dhe nëndetëse në Mesdhe, ai theksoi se ”ky ishte një kërcënim për secilin prej nesh”.

Netanyahu ka konfirmuar këto javët e fundit se Izraeli nuk do të lejonte Iranin të vendosej ushtarakisht në Siri./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.