Përfundon rikonstruksioni i rrugës kryesore të Universitetit Bujqësor

TIRANË, 8 maj /ATSH/ – Nga një vend simbol i informalitetit, Universiteti Bujqësor i Tiranës po merr dita-ditës pamjen e një tempulli të vërtetë të dijes në vend.

Pas lirimit të hapësirave publike, bashkia e Tiranës po ndërhyn në të gjithë rrjetin e rrugëve dhe lulishteve të këtij universiteti.

Së fundmi ndërmarrjet e bashkisë Tiranë, përveç shtrimit të trotuareve dhe kryerjes së të gjitha investimeve nëntokësore, bënë edhe shtrimin e asfaltit në rrugën kryesore të këtij universiteti.

Rruga në fjalë do të jetë e pajisur edhe me të gjithë sinjalistikën dhe ndriçimin e duhur. Ndërkohë që një tjetër rrugë që i është nënshtruar ndërhyrjes është edhe ajo që lidh Rektoratin e Universitetit Bujqësor me Fakultetin e Veterinarisë./e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.