PEKIN – Xi takohet sërish me Kim Jong Un

PEKIN, 8 maj /ATSH-AFP/ – Lideri koreano-verior, Kim Jong Un takoi presidentin kinez, Xi Jinping, në verilindje të Kinës, një vizitë e papritur, disa javë para një samiti të parashikuar mes drejtuesit koreano-verior dhe presidentit amerikan, Donald Trump, njoftoi sot media kineze.

Televizioni publik CCTV ka treguar dy krerët duke ecur përkrah njëri-tjetrit, në një park, në breg të detit, në qytetin e Dalian dhe duke diskutuar rreth një tryeze.

Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve, Hsinhua, drejtuesit janë takuar dje dhe sot.

Kjo është vizita e dytë në Pekin e Kim Jong Un që prej fundit të muajit mars./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.