PEKIN – Lidhjet e qëndrueshme tregtare Kinë-SHBA, me interes global

PEKIN, 8 maj /ATSH/ – Zgjidhja e dallimeve nëpërmjet konsultimeve të barabarta dhe ruajtja e zhvillimit të shëndetshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes Kinës e SHBA-së është në interes të të dy palëve dhe botës, tha të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Geng Shuang, sipas CRI-së.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën se zëvendëskryeministri kinez Liu He do të vizitojë Uashingtonin javën e ardhshme për të vazhduar bisedimet mbi tregtinë dypalëshe.

Duke folur në një konferencë të rregullt shtypi, Geng tha se “shpresat e palës amerikane për arritjen e konsensusit me Kinën mbi çështjet tregtare janë një sinjal pozitiv”. /G.S/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.