Parashikimi i motit, e martë 8 maj 2018

TIRANË, 8 maj /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim 1-14 m/sek. Deti do të jetë i forcës 4 me lartësi dallge 2.4 metra. Mjegullinë për shkak të reshjeve.

Temperaturat parashikohen:

Vendet Malore                11/22

Vendet e Ulta                 13/25

Vendet Bregdetare         14/23  /e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.