Një rrugëtim muzeal i veçantë përmes vlerave kulturore e fetare në Shqipëri

502

Një rrugëtim muzeal i veçantë përmes vlerave kulturore e fetare në Shqipëri

Një rrugëtim muzeal i veçantë përmes vlerave kulturore e fetare në Shqipërihttps://ata.gov.al/2018/05/08/nje-rrugetim-muzeal-i-vecante-permes-vlerave-kulturore-e-fetare-ne-shqiperi/E veçanta e këtij rrugëtim janë objektet e prezantuara, që janë pasuri kombëtare me vlera të mëdha, për të cilat jemi krenarë për rrënjët tona . Në ekspozitë mund të shohësh nga afër objekte si Kurani më i vjetër në vendin tonë që daton në shek XV, kodiku i Shkodrës, e një sërë artefaktesh unike si Kodikët e Purpurt të Beratit. Drejtori i Përgjithshme i Arkivave, Ardit Bido, në një prononcim për ATSH-në u shpreh se "kjo është ekspozita me më shumë vizitorë, pasi është vizituar nga mbi 2 mijë qytetarë vetëm në dy ditët e para të saj".

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 08.05.2018

TIRANË, 8 Maj /A.ALLA- ATSH/ – Trashëgimi kulturore nga të gjitha komunitetet fetare, dorëshkrime unike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Ballkanin e Europën, vijnë dhe ruhen në zemrën e kryeqytetit shqiptar në një rrugëtim muzeal të veçantë.

Ekspozita e titulluar “Urtësi e pashuar”, është një udhëtim në kohë që nga shekulli i VI e deri në shekullin IXX, e cila ka hapur dyert për publikun në Tiranë.

Ky rrugëtim përmes vlerave kulturore prezanton historinë fetare dhe kulturën shqiptare përmes kodikëve të 4 besimeve fetare.

E veçanta e këtij rrugëtim janë objektet e prezantuara, që janë pasuri kombëtare me vlera të mëdha, për të cilat jemi krenarë për rrënjët tona . Në ekspozitë mund të shohësh nga afër objekte si Kurani më i vjetër në vendin tonë që daton në shek XV, kodiku i Shkodrës, e një sërë artefaktesh unike si Kodikët e Purpurt të Beratit.

Këto objekte janë të ekspozuara në mënyrë mjaft të veçantë të rrethuara nga një sfond i zi dhe ku drita fokusohet vetëm në objektet e rralla në të cilat gjenden dhe shkrimet për të përcaktuar vlerën e tyre por dhe për të informuar vizitorët. Një prezantim që të çon larg në kohë dhe të jap një emocion ndryshe .

Drejtori i Përgjithshme i Arkivave,  Ardit Bido, në një prononcim për ATSH-në për këtë rrugëtim të veçantë u shpreh se “kjo është ekspozita me më shumë vizitorë, pasi është vizituar nga mbi 2 mijë vizitorë vetëm në dy ditët e para të saj.Ky është një rrugëtim muzeal në pasurinë më të çmuar të trashëgimisë tonë kulturore, me dorëshkrime të rralla që gjenden në Arkivin Qendror Shtetëror”.

”Disa prej këtyre Kodikëve dalin për herë të parë dhe vizitorët do të gjejnë elemente të rralla të trashëgimisë tonë. Këtu ekspozohen dy Kodikët e Purpurt të Beratit, që janë trashëgimi universale botërore ,të cilët janë një e pesta e Europës . Kodiku i Beratit numër një është një ndër pesë kopjet unike të shek VI, që ndodhen në gjithë botën dhe të pesta këto kopje ndodhen në Europë. Ky është Kodiku më i vjetër, varianti më i vjetër i biblës në bibliotekën dixhitale botërore të UNESCOS”, u shpreh Bido.

Nuk flasim thjesht për një pasuri shqiptare, shpjegon ai, por për një pasuri universale që shqiptarët dhe vizitorët e huaj që kanë qenë të shumtë kanë mundësi t’i shohin nga afër këto objekte të rralla, që është një shans që vjen një herë në jetë’.

Në fund ai u shpreh se ”ekspozita do të vazhdoj të qëndrojë e hapur deri më 20 maj ku çdokush që ka dëshirë mund të vizitojë këto pasuri të rralla të kombit tonë. Gjithashtu ky rrugëtim nuk mbyllet këtu pasi do të vazhdojmë me rrugëtime virtuale gjatë vjeshtës, të cilat do të jenë po aq interesante sa ky rrugëtim”, tha Bido./k.s/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.