NIKOZIA – Qiproja, Greqia dhe Izraeli gati të ndërtojnë gazsjellësin “East Med”

NIKOZIA, 8 maj /ATSH-AFP/ – Qiproja, Greqia dhe Izraeli kërkojnë të nënshkruajnë këtë vit një marrëveshje ndërqeveritare për të përparuar në projektin e gazsjellësit “East Med” që mundëson transportimin e gazit natyror në juglindje të Mesdheut drejt Europës, deklaroi sot Presidenti qipriot.

“Ndërtimi i këtij gazsjellësi do të kontribuojë të sigurojë burimet tona energjetike dhe ato të Europës”, tha Nicos Anastasiades pas një samiti me Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe atë grek, Aleksis Cipras në Nikosi.

“Ne jemi të angazhuar që të punojmë me vendosmëri për të nënshkruar një marrëveshje ndërqeveritare në vitin 2018”, – shtoi ai.

Kryeministri izrealit vlerësoi se “tre vendet po bëjnë përpjekje serioze për të ndërtuar këtë gazsjellës”.

Me një vlerë prej rreth 5,8 miliardë eurosh, “East Med” pritet të transportojë drejt Europës gazin e zbuluar përgjat brigjeve qipriote dhe izraelite, duke reduktuar kështu varësinë e kontinentit për energji nga Rusia. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.