Ndërtimi i Urës së Drojës nisë muajin tjetër

269

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, miraton projektin për ndërtimin e Urës së re të Drojës

TIRANË, 8 maj /ATSH/-Nisin muaj që vjen punimet për ndërtimin e Urës së re të Drojës në Lezhë, që u shemb gjatë përmbytjeve nga moti me reshje të dentuara në muaj shkurt të këtij viti.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli, tha sot në turin e llogaridhënies me banorë të Laçit se, ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, kanë miratuar projektin për ndërtimin e Urës së re të Drojës.

“Dje kemi miratur projektin e zbatimi të kësaj ure, punimet për ndërtimin e së cilës fillojnë  muajin tjetër dhe në fund të muajit shtator parashikojmë të mbarojë ndërtimi i saj”, tha Shkreli.

Ndërtimi i Urës, e cila u shëmb si pasojë e reshjeve të dendura të këtij viti, do ti vijë në ndihmë banorëve të fshatrave Shperdhet, Bushnesh, Thumanë, Fushë Mamurras si dhe do të lidhë banorët me institucionet e njësisë administrative Mamurras. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.