Koncerti në Tiranë, Rita Ora: 3 qershori në Sheshin e mahnitshëm “Skënderbej”

TIRANË, 8 maj /ATSH/ – Tirana do të presë më 3 qershor këngëtaren me origjinë shqiptare e njohur në të gjithë botën, Rita Ora.

Përmes një postimi në Facebook, Rita Ora shkruan se ndihet e ngazëllyer që do të vijë në Tiranë, që sikurse e cilëson ajo kryeqytetin shqiptar, është gjithnjë në ndryshim.

“E ngazëllyer për të shkuar në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë gjithnjë në ndryshim, për një shfaqje të shkëlqyer më 3 qershor në Sheshin e mahnitshëm “Skënderbej”.

Mezi pres për të festuar me të gjithë gjithë ju. Tirana Rocks”.

Ky postim është edhe një reklamë e shkëlqyer për Tiranën në të gjithë botën, duke qenë kartolina më e bukur në këtë prag sezoni turistik.

Këngëtarja me famë botërore rikthehet në Shqipëri pas gjashtë vjetësh, si dhe garanton se se do të argëtojë me performancë madhështore fansat shqiptarë në Tiranë më 3 qershor. /m.z//r.e/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.