Këtë vit, numri më i madh i turistëve në Shëngjin

TIRANË, 8 maj/ATSH-Maela Marini/ – Këtë vit pritet numri më i madh i turistëve të ardhur ndonjëherë në Shëngjin, tha sot Kryeministri Edi Rama nga Lezha.

Në kuadër të investimeve për nxitjen e numrit të turistëve, Rama përmendi ndërhyrjen e domosdoshme për ripërtëritjen e plotë të Memorialit të Skënderbeut.

Me këtë ndërhyrje, tha ai, do të plotësojmë një boshllëk që është i papranueshëm dhe do t’i japi një tjetër atraksion të rëndësishëm turistik qytetit.

Kryeministri tha se ka një interes në rritje të tursitëve të huaj drejt Shqipërisë dhe sipas tij janë “10 linja direkte nga vende të reja origjine, që vijnë në Shqipëri.

Kjo do të sjellë punësim dhe zhvillim ekonomik, tha Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.