By pass në Shëngjin, lehtësimi i trafikut deri tek porti

TIRANË, 8 maj/ATSH/-Projektet që do të investohen në Lezhë do të shtrihen në sektorë të ndryshëm nga përmirësimi i lëvizjes deri në rrugën hyrëse të Shëngjinit e deri tek porti, që është në fazë konceptimi.

Në vijim të llogaridhënies për qarkun e Lezhës, ditën e sotme u prezantuan projektet zhvilluese për këtë zonë. Kështu do  të përmirësohet lëvizja në rrugën hyrëse të Shëngjinit dhe lidhje funksionale me rrugën nacionale, ne dy aksione paralele. Një ndërhyrje e menjëhershme qe është rehabilitimi i rrugës ekzistuese Lezhë- Shëngjin-Port, projekt për të cilin se shpejti do të fillojnë punimet.

Dhe paralelisht  do të jepet një zgjidhje afatgjatë për mobilitetin drejt Shëngjinit, nëpërmjet ndërtimit të një rruge të re Rotondo e Lezhës-Hyrje Shëngjin (Lapidari), për të cilën ka përfunduar projekti teknik. Kjo rrugë do të vijojë me një bypass të qytetit të Shëngjinit, për të përfunduar tek Porti, e cila është në fazë konceptimi.

Sipas drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci këto ndërhyrje i japin zgjidhje përfundimtare trafikut në zonën urbane të Lezhës dhe kryqëzimit me Shëngjinit.

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.