Beatles, në ankand kitara e parë elektrike e George Harrison

TIRANË, 8 maj/ATSH/.- Një rast për mos t’u humbur nga koleksionistët fansa të grupit muzikor Beatles. Kitara e parë elektrike e George Harrison është në ankand dhe mendohet se mund të shitet me një shifër prej 167 mijë deri në 250 mijë euro.

Bëhet fjalë për një kitarë gjermane, Hofner Club 40, që Harrison e përdori kur Beatles, ende në fillimet e tij, luajti në Liverpool me emrin Quarrymen. Pas shfaqjeve të para si një grupi ‘skiffle’, një zhanër muzikor me ndikime popullore të bëra me instrumente akustike, grupi vendosi të kalonte në një rock’n’roll elektrik dhe John Lennon dhe Harrison ishin të parët që blenë kitarat elektrike, të dy të të njëjtit model.

Në 1965 Harrison vendosi të japë instrumentin e tij në një konkurs mes grupeve muzikore dhe ishte grupi gjerman “The Faces”, që e fitoi.

Pikërisht këngëtari dhe kitaristi i Faces, Frank Dostal, ishte pronari i kitarës, deri në 2017. Pasi ai vdiq, e veja ia ofroi instrumentin shtëpisë së ankandeve Julien’s Auction./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.