25 shkencëtarë shqiptarë mundësi qëndrimi shkencor 3-mujor në Gjermani

TIRANË, 8 maj /ATSH/ 25 shkencëtarë të rinj nga Shqipëria kanë mundësi të fitojnë një qëndrim shkencor deri në tre muaj në Gjermani, i financuar plotësisht.

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë bën të ditur se ‘Green Talents – Forumi Shkencor 2018”, i ofron mundësinë shkencëtarëve të rinj shqiptarë nga fusha e zhvillimit të qëndrueshëm, të cilët kanë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze, të aplikojnë deri në datën 23 maj për konkursin “Green Talents – International Forum for High-Potentials in Sustainable Development“.

25 fituesit do të ftohen fillimisht të marrin pjesë në një forum shkencor dyjavor në Gjermani, në kuadër të të cilit do të mund të krijojnë ndër të tjera një panoramë rreth mjedisit kërkimor gjerman dhe do të zhvillojnë biseda të veçanta me ekspertë gjermanë.

Ky udhëtim do të vendosë themelin për pjesën e dytë të çmimit: një qëndrim shkencor deri në tre muaj në Gjermani, i financuar plotësisht.

Afati i fundit i aplikimit është data 23 maj 2018!

Për më shumë informacione të interesuarit mund të drejtohen në faqen: http://www.greentalents.de/

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.