SHBA – Uashingtoni: Sanksione të reja ndaj Venezuelës

UASHINGTON, 7 maj /ATSH-AFP/ – Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence njoftoi sot sanksione të reja kundrejt Venezuelës dhe shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale, ndërsa Nicolas Maduros shpreson një tjetër mandat.

Pence, i cili do të mbajë një fjalim në Organizatën e Shteteve amerikane në Uashington pritet të njoftojë sanksione të reja dhe do të bëjë thirrje për të ndalur mashtrimin zgjedhor të Nicolas Maduros”, tha për median një zyrtar i administratës Trump në kushte anonimati.

Bashkimi Europian, SHBA-ja dhe një pjesë e madhe e Amerikës Latine kritikuan vendimin e Karakasit për të përshpejtuar më 20 maj zgjedhjet presidenciale, që do të mbaheshin në muajin dhjetor, duke denoncuar mungesën e transparencës dhe garancive për zgjedhje të lira.

Koalicioni i opozitës venezueliane bëri thirrje për bojkotim të zgjedhjeve dhe një manifestim të madh për të protestuar kundër asaj që e cilëson ”mashtrim”./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.