SHBA – Bëhet e detyrueshme shfaqja e kalorive ushqimore në menutë e restoranteve

110

UASHINGTON, 7 maj /ATSH-AFP/ – Që nga dita e hënë, restorantet dhe pikat e shitjes së produkteve ushqimore në SHBA janë të detyruara të shfaqin numrin e kalorive që përmbajnë ushqimet dhe pjatat që i propozohen klientëve të tyre, në zbatim të një ligji të miratuar nën administratën Obama.

Ligji është pjesë e masave legjislative për shëndetin publik i njohur nën emrin e Obamacare (kontributet shëndetësore të administratës Obama të miratuara në vitin 2010). Zbatimi i ligjit ishte shtyrë disa herë.

”Duke nisur nga e hëna, konsumatorët mund të hyjnë në cilindo rrjet restorantesh apo kompanish në vend dhe të informohen me një vështrim se sa kalori përmban ushqimi i propozuar nga restoranti”, shkruhej javën e kaluar në web-in e agjencisë amerikane të ushqimit dhe të barnave (FDA).

”Studimet e fundit tregojnë se etiketimi te menutë mundëson uljen midis 30 dhe 50 të numrit mesatar të kalorive të konsumuara në çdo vakt”, bëhet e ditur në komunikimin e shkruar nga delegati i FDA-së, Scott Gottlieb./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.