Rama: Kemi bërë reforma që nuk janë bërë për mbi 20 vite

218

ERTV Live😊: PUNA PËR SHQIPËRINË QË DUAM🇦🇱🇪🇺 – Llogaridhënie publike përpara qytetarëve të Lezhës

Posted by Edi Rama on E hënë, 7 Maj 2018

 

TIRANË, 7 maj/ATSH-Maela Marini/ – “Ne kemi bërë reforma që nuk janë bërë për mbi 20 vite”.

Kështu deklaroi të hënën kryeministri Edi Rama nga Lezha, në takimin e organizuar në kuadër të turit të llogaridhënies publike.

Duke theksuar se kjo qeveri ka ulur taksat për 97 % të shqiptarëve, Rama kërkoi që të mos ngatërrohen faturat e dritave dhe ujit me taksat.

“Ashtu sikundër është e rëndësishme të kuptohet që të gjitha operacionet që bëhen financohen nga kontributi i përbashkët. Nuk është dëshira e kryeministrit dhe qeverisë, nuk ka kryeministër në botë që ka dëshirë të rrisë taksat. Pse duhet të hynim në gjithë telashet që hymë dhe bëmë reforma që nuk u bënë për mbi 20 vite. Për arsye të pushtetit? Në asnjë mënyrë jo, sepse do të ishte më e lehtë, Shqipëria nuk do të tretej”, tha Rama.

Por gropa që ne do t’i trashëgonim fëmijëve tanë, vijoi Kryeministri, do të ishte shumë e thellë dhe pabesia do të ishte shumë e madhe.

“Nëse këto reforma do të kishim nisur 24 vite më parë Shqipëria do të ishte shumë para sot”, shtoi Kryeministri.

“Do të ishim një vend krejt tjetër sot. Politika i shmangu këto përballje të rënda me detyrimet dhe ia la faturën atij që vinte pas. Kjo është arsyeja pse sot këto reforma ndjehen më të rënda, nëse do të ishin ndjerë po të ishin bërë me radhë për shumë vite përpara”, tha Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.