Parashikimi i motit, e hënë 7 maj 2018

TIRANE, 7 Maj/ATSH/ Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.

Sipas shërbimit meteorologjik, parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Baza e reve të ulta 800 metër. Era me drejtim Verilindje-Veriperëndim 1-10 m/sek. Deti i forcës do të jetë 4 me lartësi dallge 2.0 metër dhe shikimi 5-20 km.

Temperaturat parashikohen:
Vendet Malore 11/27
Vendet e Ulta 16/28
Vendet Bregdetare 15/27 /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.