NJU JORK – Johnson: Braktisja e marrëveshjes bërthamore me Iranin një gabim

NJU JORK, 7 maj /ATSH-ANSA/ – Braktisja e marrëveshjes bërthamore me Iranin është krejt gabim dhe ne duhet ta respektojmë atë në mënyrë që të ruhemi edhe nga sjellja agresive e Teheranit në rajon, deklaroi ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson.

“Jam i sigurt për një gjë, që çdo alternativë tjetër e mundur është më e keqja, e thënë në kuptimin figurativ më mirë t’i rregullojmë prangat, sesa t’i prishim ato”, theksoi Johnson për gazetën ”New York Times” gjatë vizitës së tij Uashington dhe në pritje të një vendimi amerikan për të dalë nga marrëveshja me Teheranin.

Britania e Madhe po bashkëpunon ngushtë me administratën Trump dhe Gjermaninë për këtë marrëveshje./  /os/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.