ITALI – Zgjedhje të parakohshme në korrik pasi palët dështojnë në zgjidhjen e ngërçit politik

ROMË, 7 maj /ATSH-DPA/ – Për herë të parë që prej mbarimit të luftës, Italia mund të ketë dy zgjedhje legjislative në të njëjtin vit, ndërkohë që seria e fundit e bisedimeve për të tejkaluar ngërçin politik dështoi sot.

Vendi ka qenë nën një bllokim parlamentar që prej zgjedhjeve të përgjithshme të 4 marsit, nga ku u krijuan tre blloqe maxhoritare por që nuk janë në gjendje ose nuk dëshirojnë të punojnë së bashku.

“Për ne, mund të shkojmë menjëherë në votime, data e parë e mundshme mund të jetë 8 korriku dhe po ju them, nga sot ne jemi në fushatë”, deklaroi Luigi Di Maio, kryetari i Lëvizjes Pesë Yjet (L5Y).

Lëvizja antisistem L5Y dështoi sërisht të gjejë gjuhën e përbashkët me të djathtën, Liga. Mosmarrëveshjet lidhjen me ish-kryeministrin, Silvio Berlusconi.

Të dielën, Di Maio propozoi një koalicion me Ligën, por duke përjashtuar Berlusconin, ndonëse ai është një element kryesor i bllokut konservator që drejtohet nga Salvini. /G.S/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.