VARSHAVË – Polonia e qetë përballë shkurtimeve të mundshme buxhetore nga BE

VARSHAVË, 8 maj /ATSH-AFP/ – Qeveria konservatore polake reagoi me qetësi për projektbuxhetin e BE-së që propozon vendosjen e një lidhjeje mes dhënies së fondeve dhe respektimit të shtetit të së drejtës, objekt tensionesh mes Varshavës dhe Brukselit.

Ministri polak i Punëve të Jashtme, Jacek Czaputowicz e cilësoi projektbuxhetin europian post-Brexit për periudhën 2021-2027 si bazë e mirë për negociatat e fundit duke patur një ton ndryshe nga ai i Hungarisë.

“Shkurtimet e fondeve në fushat që kanë një rëndësi kyçe për ne, politika bujqësore e përbashkët dhe politika e kohezionit, nuk janë të mëdha, ndërkohë që janë vendosur mënyra të tjera të financimit për aktivitetet e reja, prej të cilave Polonia do të përfitojë gjithashtu”, theksoi ministri./ /ec/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.