SHËNDETËSI – Goditjet me kokë të topit nga futbollistët janë më të dëmshme se sa përplasjet me shtyllën

7714

NJU JORK, 6 maj /ATSH-ANSA/ – Goditjet e vazhdueshme të topit me kokë i dëmtojnë më shumë futbolistët, sepse shkaktojnë një rënie të përkohshme të performancës së tyre konjitive, më shumë nga se shkaktohet kur ndodh një përplasje me kokë në tokë, me shtyllat apo kundërshtarët, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore, “Frontiers in Neurology” nga studiuesit e Kolegjit të Mjekësisë, Albert Anjshtanj në Nju Jork, që i bëjnë thirrje të gjithë lojtarëve që të bëjnë më pak goditje me kokë.

Ky studim ka marrë në shqyrtim 308 futbollistë amatorë, për më tepër burra mes moshës 18 dhe 55 vejç, të cilëve iu kërkua që të plotësojnë një pyetësor për të përshkruar aktivitetin sportiv të bërë në dy javët e mëparshme. Sipas përgjigjeve doli që çdo lojtar kishte kryer mesatarisht 45 goditje me kokë, ndërsa një në tre kishte pësuar një goditje të forët në kokë.

Pasi iu nënshtruan një serie testesh neuropsikologjike, futbollistët që kishin dhënë më shumë goditje me kokë rezultuan të ishin ata me performancën më të ulët për sa i përket shpejtësisë psikomotorike dhe vëmendjes. Goditjet e vazhdueshme me kokë duket se janë të lidhura edhe me një reduktim të memories afatshkurtër.

“Druhemi se këto reduktime të përkohshme të funksioneve neuropsikologjike mund të përkthehen, në terma afatgjatë, në ndryshime mikrostrukturore të trurit që mund të shkaktojnë ndryshime të vazhdueshme në funksionim”, theksojnë studiuesit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.