Dita e Europës, Mogherini: Jo vetëm festë por edhe angazhim për qytetarët

Dita e Europës, Mogherini: Jo vetëm festë por edhe angazhim për qytetarët

Dita e Europës, Mogherini: Jo vetëm festë por edhe angazhim për qytetarëthttps://ata.gov.al/2018/05/06/dita-e-europes-mogherini-jo-vetem-feste-por-edhe-angazhim-per-qytetaret/Në një video mesazh me rastin Ditës së Europës 2018, Mogherini shprehet se kjo ditë nuk duhet të jetë vetëm një festë e thjeshtë, por një angazhim konkret për një botë më të mirë për qytetarët e BE-së dhe botës në tërësi.“Në botën e sotme, BE është i domosdoshëm për partnerët që duan të punojnë bashkërisht për të forcuar tregtinë e lirë, demokracinë. Këtë vit më shumë se kurrë, dita e Europës nuk është një festë, por një angazhim kolektiv për të investuar në bashkimin tonë për ta bërë jetesën më të mirë për veten dhe botën që na rrethon”, deklaron ajo.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 06.05.2018

 

TIRANË, 6 Maj/ATSH/- “Bashkimi Europian është bashkim i cili synon të përmirësojë jetën e qytetarëve brenda saj dhe botës që e rrethon”, deklaron Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini.

Në një video mesazh me rastin Ditës së Europës 2018, Mogherini shprehet se kjo ditë nuk duhet të jetë vetëm një festë e thjeshtë, por një angazhim konkret për një botë më të mirë për qytetarët e BE-së dhe botës në tërësi.

“Në botën e sotme, Bashkimi Europian është më i domosdoshëm se kurrë. Është domosdoshëm për qytetarët, që janë pjesë e saj, por dhe për ekuilibrat botëror ekonomik. Qytetarët e kanë të nevojshme BE-në si një mundësi për rritje ekonomike, vende pune, siguri dhe mundësi dhe zbatimin e të drejtave të njeriut.  Sot jetojmë në një botë globale dhe në një botë globale ka gjigant të ekonomisë  që ushtrojnë presion kontinental, e përballë këtyre dhe ne duhet të jemi një gjigant që mbron interesat e qytetarëve dhe ruan demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Prandaj për të pasur rezultat për të përfituar sa më shumë nga mundësitë dhe potencialet që kemi, duhet të jemi të bashkuar si Bashkim Europian”, thekson Mogherini.

“Në botën e sotme,  BE është i domosdoshëm për partnerët që duan të punojnë bashkërisht për të forcuar tregtinë e lirë, demokracinë. Këtë vit më shumë se kurrë, dita e Europës nuk është një festë, por një angazhim kolektiv për të investuar në bashkimin tonë për ta bërë jetesën më të mirë për veten dhe botën që na rrethon”, deklaron ajo. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.