Shqipëria e para në rajon me Bursën Energjetike, liberalizim dhe konkurrencë

Shqipëria e para në rajon me Bursën Energjitike, liberalizim dhe konkurrencë

Shqipëria e para në rajon me Bursën Energjitike, liberalizim dhe konkurrencëhttps://ata.gov.al/2018/05/05/shqiperia-e-para-ne-rajon-me-bursen-energjitike-liberalizim-dhe-konkurrence/Kjo Bursa fillimisht do të jetë për tregun shqiptar, ndërsa po punohet për krijimin e një tregu të përbashkët me Kosovën dhe më pas për t'u zgjeruar me vendet e të gjithë rajonin. Këshilltari i Bordit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) Agim Nashi tha në një intervistë për ATSH-në, se Bursa Energjisë do të jetë funksionale brenda këtij viti.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 05.05.2018

TIRANË, 5 maj /ATSH/- Bursa Energjetike Shqiptare brenda këtij vitit do të bëhet efiçente duke hedhur një hap shumë të madh në liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Kjo Bursa fillimisht do të jetë për tregun shqiptar, ndërsa po punohet për krijimin e një tregu të përbashkët me Kosovën dhe më pas për t’u zgjeruar me vendet e të gjithë rajonin.

Këshilltari i Bordit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) Agim Nashi tha në një intervistë për ATSH-në, se  Bursa Energjisë do të jetë funksionale brenda këtij viti.

Kuadri ligjor po shkon drejt mbylljes, ndërkohë që synimi është sigurimi i energjisë me çmime më të lira dhe një treg sa më transparent.

“Tashmë ka përfunduar kuadri ligjor dhe po punohet për aktet nënligjore që kanë të bëjnë me mënyrën e organizimit të bursës, licensat, shpërndarjen e aksionerëve dhe detaje teknike, të cilat do të jenë të realizuara shumë shpejt”, – theksoi Nashi.

Krijimi i Bursës Energjetike në Shqipëri, ka qenë një detyrim komunitar si rezultat i të gjitha detyrimeve që ka Shqipëria në hapjen e tregut të energjisë elektrike.

Eksperti Nashi shpjegon se, Bursa e Energjisë do të jetë një hap shumë i madh në liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, që do të krijojë një konkurrencë të madhe në gjetjet e çmimeve më të ulëta të energjisë dhe do t’i shërbejë në të ardhmen interesit të konsumatorëve shqiptarë.

“Kjo bursë fillimisht do të jetë për tregun shqiptar. Ne jemi duke punuar të krijojnë një treg të përbashkët me Kosovën dhe pastaj për tu zgjeruar me të  gjithë rajonin”, – theksoi Nashi.

Bursa do të jetë në interes të konsumatorëve

“Bursa do të krijojë përparësi në interes të konsumatorëve, sepse duke pasur konkurrencë në treg patjetër ne do të gjejmë çmime më të ulëta për të plotësuar kërkesat e konsumatorëve”.

Shqipëria është para vendeve fqinje në hapat dhe krijimin e bursës.

“Krijimi i Bursës është një nga iniciativat kryesore rajonale për të cilën nuk po punon vetëm Shqipëria por të gjitha vendet e rajonit, për të krijuar një treg të hapur rajonal dhe me gjerë europian në fushën energjitike”, – tha Nashi.

Sipas tij, bursa është mekanizmi më i lartë dhe më transparent, që siguron çmim transparent dhe për rrjedhojë ulje të çmimit të blerjes së energjisë me shumicë. /e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.