Mjekja e re nga Gjirokastra kthehet për të shërbyer në spitalin e vendlindjes

Mjekja e re nga Gjirokastra kthehet për të shërbyer në spitalin e vendlindjes

Mjekja e re nga Gjirokastra kthehet për të shërbyer në spitalin e vendlindjeshttps://ata.gov.al/2018/05/05/mjekja-e-re-nga-gjirokastra-kthehet-per-te-sherbyer-ne-spitalin-e-vendlindjes/Pas përfundimit të studimeve në degën e Nefrologjisë, DR, Qurku lidhi një kontratë më Ministrinë e Shëndetësisë, për të shërbyer në spitalin "Omer Nishani"në Gjirokastër. Qurku shpreson që edhe mjekë të rinj sikurse dhe ajo të bëhen pjesë e këtij ekipi mjaft të mirë mjekësor të spitalit "Omer Nishani".

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 05.05.2018

 

TIRANË, 5 Maj/ATSH/.- Doktoreshë Olta Qurku, nga Gjirokastra është një tjetër mjeke e re që zgjodhi të kthehet në qytetin e lindjes, për të dhënë kontributin e saj në shërbimin shëndetësor.

Pas përfundimit të studimeve në degën e Nefrologjisë, DR, Qurku lidhi një kontratë më Ministrinë e Shëndetësisë, për të shërbyer në spitalin “Omer Nishani”në Gjirokastër.

“Jam nga Gjirokastra , kam përfunduar studimet afatgjata në mjekësi, në degën e nefrologjisë. Pas një kontrate të bërë me Ministrinë e Shëndetësisë vendosa të kthehem në qytetin e lindjes për të dhënë kontributin tim në zhvillimin cilësor të shërbimit mjekësor spitalor”, shprehet mjekja.

Qurku shpreson që edhe mjekë të rinj sikurse dhe ajo të bëhen pjesë e këtij ekipi mjaft të mirë mjekësor të spitalit “Omer Nishani”.

“Në këtë spital bëhet trajtimi i pacientëve me sëmundje renale akute kronike si dhe jepet shërbimi i hemodializës që mbulon gjithë rajonin e Gjirokastrës”, thotë mjekja.

Punësimi i mjekëve të rinj në gjithë spitalet e vendit po sjell përmirësim të shërbimeve që ofrohen në spitalet tona./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.