Vetting-u nis numërimin mbrapsht për gjyqtarët Fatmir Hoxha dhe Manjola Xhaxho

361

TIRANË, 4 maj /ATSH- I. Vata/ – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  me procesin e Vetting-ut ka nis orët e numërim pas për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha, pasi i kanë mbetur edhe 72 orë për t’u përballur me seancën dëgjimore për të mbrojtur pasurinë e pajustifikuar, integritetin dhe pastërtinë e figurës.

Ndërsa për gjyqtaren e Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Manjola Xhaxho kanë mbetur dhe 142 orë kur do të përballet me seancën dëgjimorë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka shpallur kalendarin për subjektet e rivlerësimit për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha dhe gjyqtaren e Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë Manjola Xhaxho.

Gjyqtari i Gjykatës kushtetuese Fatmir Hoxha është subjekt i  rivlerësimit në procesin e Vetting-ut, më datë 7 maj dhe do të përfaqësohet në seancë dëgjimore nga trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, Alma Faskaj.

Ndërsa për subjektin e rivlerësimit, gjyqtarja në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Manjola Xhaxho, në seancën dëgjimore të datës 10 maj, trupa gjykuese përbëhet nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vazhdon procesin e Vetting-ut duke shpallur kalendarin e përditësuar në faqen e saj zyrtare. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.