PIKTURË – Një akuarel i Herge shitet për 600 000 euro

PARIS, 4 maj /ATSH-AFP/ – Një pikturë e rrallë me laps dhe e ngjyrosur nga piktori belg Herge, babai i Tintin, u shit të enjten për më shumë se 600 000 euro gjatë ankandit në kompaninë ‘’ Christie’s’’ në Paris.

E vlerësuar mes vlerës 500 000 dhe 600 000 euro, piktura në akuarel u shit për 629 000 euro (taksa të përfshira).

Është një shifër më e mirë se në nëntorin e vitit 2017 kur një vepër e ngjashme u shit për 505 000 euro gjatë shitjes tek ‘’Artcurial’’ por një vlerë më e ulët se në nëntorin e vitit 2015 kur një tjetër vepër e Herge u shit për 770 600 euro në një tjetër ankand tek kompania ‘’Artcurial’’.

Vepra e realizuar në akuarel u publikua më 22 qershor të vitit 1939 për të ilustruar një episod të librit ‘’Skeptri i Otokar’’, albumi i tetë i aventurave të reporterit shoqëruar me bëmat gazmore të tij.

Vepra e propozuar nga ”Christie’s” në partneritet me galerinë ”Daniel Maghen”, e formatit katror (20,7 x 20,7 centimetra), paraqet Tintin, i uritur, duke u arratisur nga mbretëria imigjinare e Borderisë me një damixhan vere dhe një bukë në kraharor.  Kjo vepër është një ilustrim i veçantë përderisa fotoja nuk figuron në albumin ‘’Skeptri i Otokar’’.

«Skeptri i Otokar» është libri i tetë në serinë «Bëmat e Tintinit».

Versioni i ngjyrosur është botuar në 1947./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.