Parashikimi i motit, e premte 4 maj 2018

TIRANË, 4 maj /ATSH/ – Moti, për ditën e sotme  parashikohet me alternime vranësirash.

Baza e reve të ulta do të jetë 800 metra.

Sipas Shërbimit Meteorologjik do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Përgjatë relieveve kodrinore malore reshjet e shiut  deri në pasdite do të jenë në mesatar në formën e shtrëngatave. Me pas intervale kthjellimi. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Verilindje 1-15 m/sek. Shikimi 5-20 km.

Temperaturat parashikohen:

Vendet Malore                11/20

Vendet e Ulta                 15/26

Vendet Bregdetare         16/23  /e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.