Një tjetër mjeke e re zgjedh të shërbejë në spitalin rajonal të Korçës

Një tjetër mjeke e re zgjedh të shërbejë në spitalin rajonal të Korçës

Një tjetër mjeke e re zgjedh të shërbejë në spitalin rajonal të Korçështtps://ata.gov.al/2018/05/04/nje-tjeter-mjeke-e-re-zgjedh-te-sherbeje-ne-spitalin-rajonal-te-korces/E lindur dhe e rritur në qytetin e Korçës, për të është një kënaqësi që po i shërben komunitetit të saj. "Për mua profesioni, dega e nefrologjisë përbën një sfidë në radhë të parë me veten tim që shpresoj që do ta kaloj me sukses", shprehet Enkeleda Stefo.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 04.05.2018

TIRANË, 4 maj/ATSH/-Doktoreshë Enkeleda Stefo përbën edhe një tjetër dëshmi të mjekëve të rinj që u bashkohen spitaleve rajonale, duke shërbyer për komunitetin e tyre.

Pas diplomimit të saj në muajin shkurt të këtij viti, Stefa lidhi një kontratë më Ministrinë e Shëndetësisë, për të shërbyer në spitalin e Korçës.

“Në bazë të kontratës të lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë pas përfundimit të specializimit, jam emëruar mjeke nefrologë pranë Spitalit Rajonal të Korçës”, thotë mjekja.

E lindur dhe e rritur në qytetin e Korçës, për të është një kënaqësi që po i shërben komunitetit të saj.

“Për mua profesioni, dega e nefrologjisë përbën një sfidë në radhë të parë me veten tim që shpresoj që do ta kaloj me sukses”.

Sipas ministrisë së shëndetësisë, punësimi i mjekëve të rinj në gjithë spitalet e vendit po sjell përmirësim të shërbimeve që ofrohen në spitalet rajonale. z.tosku/ /a.g/ 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.