LSI mbledh Komitetin Drejtues Kombëtar

TIRANË, 4 maj/ATSH/- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi sot Komitetin Drejtues Kombëtar.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-s- në fjalën e mbajtur theksoi se qytetarët shqiptarë presin nga kjo forcë politike dhe opozita aksion politik për të shpëtuar vendin nga një qeveri që siç shprehet ajo, “tashmë është e diskretituar”.

Sot më shumë se kurrë, vijoi Kryemadhi, vendi ka nevojë për angazhimin tonë jo vetëm politik por dhe programor e gjithëpërfshirës.

“Për të qenë të fortë na duhet bashkëpunimi me njerëzit, me qytetarët dhe të gjithë ata që pa dallim përkatësie partiake kërkojnë një jetë më cilësore, kërkojnë një të ardhme të sigurt për fëmijët e tyre”, deklaroi ajo .

Kryemadhi komentoi edhe dorëzimin e mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri. Sipas saj, pavarësisht aktit të, kryeministri nuk do të lejojë hetimin./a.gjonaj//e.caushi

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.