Harry dhe Meghan ftojnë në dasmë edhe 1 200 qytetarë të zakonshëm

TIRANË, 4 Maj /ATSH/ – Janë 1 200 qytetarë britanikë, të cilët do të kenë nderin të marrin pjesë në martesën mbretërore midis princit Harry dhe Meghan Markle.

Për t’u pranuar brenda mureve të Kështjellës Windsor më 19 maj, duhet të zgjidhen nga një toger i përgjithshëm në zonën e banimit, që të jetë operator i shoqatave humanitare ose të punojë për familjen mbretërore.  Megjithatë, mysafirët do të duhet të sjellin drekën me vete.

Meghan e Harry, në ndryshim nga Kate dhe William, kanë zgjedhur të ndajnë dasmën e tyre me njerëz të zakonshëm që do të kenë fatin të shikojnë çiftin duke parakaluar me karrocë.

Kensington Palace ka konfirmuar vendimin e çiftit për të përfshirë “publikun” për “një moment argëtimi dhe gëzimi”.

Në mënyrë të veçantë do të ketë 200 punonjës të shoqatave humanitare dhe organizatave të ndryshme që mbështesin Harry dhe Meghan, 100 nxënës nga dy shkolla lokale, 610 njerëz që jetojnë dhe punojnë në zonën e Kështjellës Windsor, 530 punonjës të familjes mbretërore.

Megjithatë, ata nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në momentet më intime, siç është banketi i rezervuar për mysafirët më të afërt!

Në fakt, 1 200 njerëz me fat që morën ftesën për ngjarjen (por jo për festën) u inkurajuan të marrin drekën me vete, pasi nuk do të ishte e mundur të blinin ushqime ose pije në vend./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.