HAGË – Kompani holandeze dyshohen për shkelje të sanksioneve kundër Rusisë

HAGË, 4 maj /ATSH-AFP/ – Prokuroria holandeze njoftoi sot nisjen e një hetimi për përfshirjen e dyshuar të shtatë kompanive për ndërtimin e një ure që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë, në shkelje të sanksioneve të parashtruara nga Bashkimi Europian ndaj Moskës.

‘’Dogana po nis një hetim, nën drejtimin e prokurorisë për përfshirjen e dyshuar të shtatë kompanive holandeze në ndërtimin e një ure mes Rusisë dhe Krimesë’’, u shpreh prokuroria në një deklaratë.

Ndërtimi i urës 19 kilometra të gjatë pritet të lidhë Krimenë me Rusinë Perëndimore, nëpërmjet ngushticës së Kerçit, është një projekt gjigant i cili ka ngjallur shumë polemika.

Rusia aneksoi në marsin e 2014 gadishullin e Krimesë, pas ardhjes në pushtet në Kiev të autoriteteve properëndimore dhe përmbysjes së ish-presidentit prorus, Viktor Janukoviç./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.