GREQI – Kotzias: Është bërë shumë punë për çështjen e emrit me Maqedoninë

SELANIK, 4 maj /ATSH-ANA-MPA/ – Kotzias u shpreh sot, në përfundim të takimit të tretë ministror në Selanik mes Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, se do të ishte për të ardhur keq nëse nuk do të arrihej asgjë në përfundim të të gjitha përpjekjve të bëra për arritjen e një zgjidhje për çështjen e emrit.

“Ne kemi bërë shumë punë, miku im Dimitrov dhe unë, këto muajt e fundit dhe do të ishte për të ardhur keq nëse nuk do të arrihej asgjë”, – iu përgjigj Kotzias pyetjeve në lidhje me perspektivën për një marrëveshje.

Kotzias i kërkoi krerëve maqedonas që të tërhiqen nga disa kërkesa, ashtu si ka bërë Greqia.

“Ne kishim guximin që të tërhiqemi, edhe ata duhet të bëjnë të njëjtën”, – tha ai.

Në lidhje me Shqipërinë, ministri grek tha se pas një takimi me homologun e tij, Ditmir Bushati se “janë afër një marrëveshjeje në çështje që ende janë të pazgjidhura mes dy vendeve prej dekadash. Një marrëveshje pritet në fillim të qershorit, ndërsa çështja e delimitimit të zonës detare me Shqipërinë pritet të zgjidhet në fund të majit”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.