FOTO- Brukseli ju mirëpret me një tapet lulesh

TIRANË, 4 Maj/ATSH/.- Në maj, Brukseli dhe rrethinat e tij ofrojnë të gjithë spektaklin e lavdishëm të lulëzimit të pranverës, që transformojnë parqet dhe kopshtet në piktura me ngjyra të gjalla: madje duke pritur edhe ngjarjen Grand-Place të Brukselit, që nga 16-19 gusht, do të mbulohet nga 600,000 begonja.

Deri në 11 Maj, “Les Serre Ruayale de Laeken” hapin dyert e tyre për publikun e gjerë, duke dhënë një mundësi unike për të admiruar lulet dhe bimët e rralla dhe ekzotike, në kornizën e jashtëzakonshme të arkitekturës së Liberty të Alphonse Balat.

Pylli i mrekullueshëm blu- Mjafton të lëvizësh vetëm 20 km për t’u zhytur në “pyllin e kaltër” të çuditshëm të Hallerbos. Çdo vit në mes të prillit dhe majit, pemët gjigande të gjelbëruara janë të rrethuara nga një hapësirë e pabesueshme blu-vjollcë e lule këmbanave. Për të “kapur momentin” dhe për të parë pyllin në shkëlqimin e tij të plotë, faqja Hallerbos.be jep informacion të detajuar mbi kohën e lulëzimit.

Ditët e fundit për Floralia Bruksel – Tregu i ekspozitës Floralia Brukseli është në axhendë deri më 6 maj, me 500 varietetet e bimëve dhe luleve të specializuara në çdo hije të vetme dhe të mbjella me dorë nga kopshtarët e kështjellës Groot-Bijgaarden, që edhe këtë edicion të 15-të është një mjedis poetik për ngjarjen./k.s/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.