Arrestimi i Çekajt, ambasada e SHBA: Bravo Gjermani! Bravo Shqipëri!

TIRANË, 4 maj/ATSH/ – Pas arrestimit të Arbër Çekajt në Gjermani, ka reaguar me anë të një foto domethënëse edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Ambasada ka postuar në rrjetin social “Facebook” një “peshk-banane” që është kapur nga peshkatari, duke iu referuar faktit se ambasadori Donald Lu e ka konsideruar Arbër Çekajn një “peshk të madh”, në deklaratat e tij publike.

“Bravo Gjermani! Bravo Shqipëri!”, shkruhet në mbishkrimin e fotografisë.

Arbër Çekaj u arrestua në Gjermani, pasi në kontenierët me banane të porositur nga firma e tij në Kolumbi, u gjetën 613 kg kokainë./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.