SHBA – Aktori Bill Cosby, regjisori Roman Polanski përjashtohen nga Akademia e Çmimeve Oskar

284

UASHINGTON, 3 maj /ATSH-AFP/ – Akademia e Çmimeve prestigjioze Oskar njoftoi sot se do të përjashtojë yllin e televizionit Bill Cosby, i shpallur fajtor për abuzim seksual dhe regjisorin e famshëm Roman Polanksi, i cili pranoi marrëdhënien e paligjshme seksuale me një minorene 13 vjeçe, dyzet vite më parë.

”Këshilli i drejtuesve të Akademisë së arteve dhe kinemasë u mblodhën të martën dhe votuan përjashtimin e aktorit Bill Cosby dhe regjisorit Roman Polanski nga radhët e tyre, në përputhje me normat e etikës”, bëhet e ditur në një deklaratë të Akademisë.

Këshilli vijon të promovojë normat e etikës, duke iu drejtuar anëtarëve të tij për sjellje në përputhje me vlerat e dinjitetit njerëzor.

Ish-ylli i televizionit amerikan, Bill Cosby u shpall fajtor të enjten e kaluar për abuzim seksual në vitin 2004 me një ish-basketbolliste, Andrea Constand.

Ai rrezikon deri në 30 vite burg. Dhjetëra gra të tjera e kanë akuzuar për keqtrajtim për ngjarje që datojnë shpesh, rreth 30 vjet më parë./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.