Rriten kontribuesit në skemat e pensioneve private suplementare

321
TIRANË, 3 maj /ATSH/- Përveç pensionit shtetëror një individ mund të ketë edhe një pension shtesë privat, nëse gjatë kohës që është në punë do të derdhë kontribute vullnetarisht në një fond privat.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në vendin tonë ekzistojnë tre fonde private pensionesh, dhe ky treg është rritur me ritme dyshifrore vitet e fundit.
Fondet e pensioneve private suplementare, kanë zgjeruar veprimtarinë e tyre duke shënuar në fund të vitit 2017, vlerën 1.7 miliardë lekë ose 30.5% më shumë se një vit më parë.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të këtij viti numri i anëtarëve të fondeve të pensionit ishte rreth 21 mijë.
Në Shqipëri veprojnë 3 fonde pensionesh private vullnetare. Aktiviteti i fondeve të pensionit mbizotërohet nga investime në titujt e borxhit të qeverisë. Vlera e këtyre investimeve ishte rreth 1.6 miliardë lekë ose 30.7% më shumë në terma vjetorë. e.xh/ /a.g/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.