Parashikimi i motit, e enjte 3 maj 2018

TIRANË, 3 maj /ATSH/ – Moti, për ditën e sotme parashikohet me intervale të shkurtra kthjellimi në orët e para të mëngjesit më pas mot me vranësira mesatare dhe të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik  do të ketë reshje shiu të herë pas hershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët  dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Verilindje 1-20 m /sek. Deti do të jetë i forcës 5 me lartësi dallge 3.8 metra. Mjegull/mjegullinë, për shkak të reshjeve.

Temperaturat parashikohen:

 

Vendet malore      12/ 23

Vendet e ulta         13/25

Vendet bregdetare      16/24  /e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.