BRUKSEL – BE paralajmëron kundër proteksionizmit

BRUKSEL, 3 maj /ATSH-AFP/ – Komisioni Europian paralajmëroi sot kundër proteksionizmit, rreziku më i madh për ekonominë e zonës euro duke konfirmuar për momentin parashikimet për rritjen ekonomike për vitin 2018 dhe 2019.

“Rreziku më i madh që peshon mbi këto perspektiva optimiste është proteksionizmi”, deklaroi Komisioneri europian për Ekonominë, Pierre Moscovici duke mbajtur gjithashtu për momentin parashikimet për rritjen ekonomike në zonën euro prej 2,4% në 2018 dhe 2,0% në 2019./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.