AXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/5/2018

PEKIN – Vizitë në Kinë e një delegacioni ekonomik amerikan të drejtuar nga sekretari i Thesarit, Steve Mnuchin në kuadër të tensioneve tregtare mes Pekinit dhe Uashingtonit.

PHENIAN – Vizitë në Korenë e Veriut të ministrit kinez të Punëve të Jashtme, Wang Yi, në kuadër të samitit ndërkorean.

LONDËR – Zgjedhje lokale në Britani të Madhe, një test për kryeministren, Theresa May.

ROMË – Partia Demokrate (PD, e majtë) italiane mblidhet për të vendosur nëse do të negociojë me Lëvizjen Pesë Yjet (M5S, antisistem) për të krijuar një qeveri.

SELANIK – Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias takohet me homologët e tij të vendeve fqinje ballkanike (Shqipëri, Maqedoni, Bullgari) në kuadër të bashkëpunimit rajonal.

TALIN – Franca dërgon avionë luftarakë në Estoni për të mbikëqyrur qiellin e vendeve balltike në kuadër të një misioni të NATO-s.

MOSKË – Presidenti rus, Vladimir Putin drejton një mbledhje që i dedikohet Kupës së Botës në Futboll, që do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 15 korrik në Rusi, si dhe do të takohet në Soçi me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.