SHBA – Një delegacion i nivelit të lartë viziton Kinën në kuadër të tensioneve tregtare

PEKIN, 2 maj /ATSH-DPA/ – Një delegacion me zyrtarë amerikanë për tregtinë do të vizitojnë Kinën për bisedime nesër dhe pasnesër për të ulur tensionet tregtare mes dy ekonomive më të forta në botë.

Delegacioni, i drejtuar nga sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin pritet të takohet me zëvendëskryeministrin, Liu He që është këshilltari kryesor ekonomik i Xi Jinping, sipas agjencisë shtetërore kineze Hsinhua.

Përveç Mnuchin, pjesë e këtij delegacioni është edhe sekretari i Tregtisë, Wilbur Ross, Përfaqësuesi Amerikan i Tregtisë, Robert Lighthizer, Drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar, Larry Kudlow dhe këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për tregtinë, Peter Navarro.

Tensionet tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit u rritën javët e fundit, pasi SHBA-ja kërcënoi me tarifa ndëshkuese deri në 150 miliardë dollarë importet kineze dhe Pekini deklaroi një përgjigje me tarifa që arrijnë deri në 50 miliardë dollarë mbi importet amerikane. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.