BRAZIL – Të paktën 44 të zhdukur nga shembja e një kulle në Sao Paulo

183

SAO PAULO, 2 maj /ATSH-AFP/ – Të paktën 44 persona janë shpallur të zhdukur sot, një ditë pas shembjes spektakolare të një kulle prej 24-katësh në qendër të Sao Paulo-s, njoftuan zjarrfikësit.

Megjithatë nuk dihet nëse këta 44 persona që mungojnë ndodheshin në kullë në çastin e dramës.

Zjarrfikësit kishin njoftuar të martën se vetëm tre zjarrfikës ishin shpallur të zhdukur, një prej të cilëve ishte duke u shpëtuar në çastin që kulla u shemb, pasi kishte marrë zjarr.

“Zjarrfikësit vazhdojnë kërkimet e tyre (…) 44 të zhdukur”, njoftuan ata në Twitter, një ditë pas zjarrit që përfshiu kullën, që mendohet se është shkaktuar nga një aksident në ndonjë prej banesave.

Kjo godinë, ish-seli e braktisur e policisë, banohej nga 146 familje të varfëra dhe ishte në një gjendje të mjerueshme, ku nuk respektohej asnjë prej rregullave të sigurisë.

Sao Paulo, që është qyteti më i populluar në Amerikën e Jugut me 12 milionë banorë, vuan nga pabarazi të konsiderueshme.

Familjet e varfëra zënë shpeshherë terrene dhe godina që janë të braktisura, madje edhe në zemër të metropolit, ku zona të tëra janë shndërruar në lagje fantazma. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.