Mjekët e rinj i bashkohen ekipit të shëndetësisë, dëshmia e Miga Matrakut

Mjekët e rinj i bashkohen ekipit të shëndetësisë, dëshmia e Miga Matrakut

Mjekët e rinj i bashkohen ekipit të shëndetësisë, dëshmia e Miga Matrakuthttps://ata.gov.al/2018/05/01/mjeket-e-rinj-i-bashkohen-ekipit-te-shendetesise-deshmia-e-miga-matrakut/Dr. Miga Matrakut, pas specializimit, zgjodhi spitalin e Elbasanit për të punuar si mjeke toksikologe. Me origjinë nga qyteti i Korçës, ajo është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 2011 si mjekë e përgjithshme për t'u specializuar më pas në degën e toksikologjisë.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 01.05.2018

TIRANË, 1 maj/ATSH/- E ndërsa punësimi i mjekëve mbetet prioritet për Ministrinë e Shëndetësisë, mjekët e rinj po i bashkohen ekipit të punonjësve të shëndetësisë në të gjithë vendin.

Një dëshmi e tillë vjen nga dr. Miga Matrakut, e cila pas specializimit, zgjodhi spitalin e Elbasanit për të punuar si mjeke toksikologe.  Me origjinë nga qyteti i Korçës, ajo është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 2011 si mjeke e përgjithshme për t’u specializuar më pas në degën e toksikologjisë.

Matraku ka zgjedhur të shërbejë në komunitetin e Elbasanit për të dhënë ndihmesën e saj për personat me probleme varësie.

“Unë jam këtu ne Elbasan, kam dëshirën për të shërbyer pranë këtij komuniteti. Dega e specializimit që kam zgjedhur merret me persona të veçantë, me nevoja shumë specifike siç janë personat me probleme të varësisë dhe të themi që kam një afeksion të veçantë të tyre dhe kam dëshirë t’i shërbej dhe prandaj jam këtu”, – ka përfunduar ajo.

Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, punësimi i mjekëve të rinj në gjithë spitalet e vendit po sjell përmirësim të shërbimeve që ofrohen në spitalet. /z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.