ARMENI – Pachinian premton një “cunami politik” nëse nuk zgjidhet kryeministër

EREVAN, 1 maj /ATSH-AFP/ – Opozitari armen, Nikol Pachinian premtoi sot një “cunami politik” nëse nuk zgjidhej kryeministër nga Parlamenti i mbledhur në seancë të jashtëzakonshme pas dy javësh protesta antiqeveritare.

“Dëshiroj të paralajmëroj deputetët e Partisë Republikane në pushtet të mos gabojnë duke marrë tolerancën e popullit për dobësi, kjo mund të çojë në një cunami të vërtetë politik”, theksoi ai para deputetëve duke u bërë thirrje armenëve të zbresin në rrugë.

Kreu i opozitës armene, Nikol Pachinian, kandidat për postin e kryeministrit, negocioi dje me Partinë Republikane në pushtet, para votimit në Parlament, vendimtar për të ardhmen e kësaj ish-Republike sovjetike të Kaukazit.

Që prej 13 prillit, Armenia është zhytur në një krizë të thellë politike të pazakontë.

Një sërë protestash shkaktuan më 23 prill dorëheqjen e Serge Sarkissian, i cili u zgjodh kryeministër gjashtë ditë më parë nga deputetët./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.