Të rinjtë e kryeqytetit që jetojnë shëndetshëm

TIRANË, 30 prill/ATSH/-Të rinjtë e kryeqytetit zgjedhin të jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse koha sot duket pak e vrenjtur dhe gati për reshje shiu, të rinjtë nuk harrojnë të përdorin në përditshmërinë e tyre biçikletën për të lëvizur apo kryer punët e tyre brenda Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, një nga promotorët më të mëdhenj të përdorimit të dy rrotakut në vend të makinës, i ka kushtuar një hapësirë nga faqja e tij në rrjetin social “Facebook”.

“Mëngjes i bukur me të rinjtë që zgjedhin të jetojnë shëndetshëm në Tiranë”, shkruan Veliaj. z.tosku /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.