SUEDI – Tre të arrestuar me dyshimin për kryerjen e një sulmi terrorist

STOKHOLM, 30 prill /ATSH-DPA/ – Tre persona u arrestuan, të dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste, njoftuan sot forcat suedeze të sigurisë SAPO, duke theksuar se agjentët e saj kanë marrë në pyetje edhe persona të tjerë.

”Arrestimet u bënë sot në zonën e Stokholmit, në veri të Suedisë”, thuhet në këtë deklaratë.

SAPO deklaroi se të dyshuarit ishin ndjekur prej disa kohësh, duke shtuar se për momentin nuk ka shenja se një sulm ishte i mundshëm dhe se përgatitjet ishin duke u zhvilluar prej disa kohësh.

SAPO nuk i identifikoi të dyshuarit apo natyrën e kërcënimit, duke cituar se hetimi është duke u zhvilluar.

Niveli kombëtar i alarmit për terrorizëm nuk është prekur. Ai ndodhet në nivelin etretë në një shkallë me pesë nivele./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.