SPORT – Napoli kërkon Igli Taren si drejtor sportiv

TIRANË, 30 prill/ATSH/ – Ekipi i Napolit pas humbjes me Fiorentinën, që e largon edhe më shumë nga lufta për titull, mund të ndryshojë organikën e tij, si lojtarët, edhe drejtuesin teknik.

Sipas mediave italiane, presidenti i klubit të Napolit, Aurelio De Laurentis, kërkon të afrojë në klubin e tij drejtuesin sportiv të klubit të Lazio-s, Igli Tare, një alternativë që pëlqehet shumë nga De Laurentis.

Sipas mediave raportohet se mes Tares dhe presidentit të Napolit kanë nisur kontaktet e para për të diskutuar kushtet e kontratës.

Shqiptari, Igli Tare ka zhvilluar te ekipi i Lazio-s një merkato të suksesshme, duke arritur rezultate të mira në kampionatin italian, rezultate të cilat e shpallën edhe drejtorin sportiv më të mirë të vitit. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.